Donjeta e jashtëzakonshme, gjunjëzon gjermanen

Boksi

Donjeta e jashtëzakonshme, gjunjëzon gjermanen

Nga: K. Goca Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:06
Donjeta e jashtëzakonshme, gjunjëzon gjermanen

Boksierja Donjeta Sadiku ka treguar klasin e saj në ring dhe ia doli të shënon fitore të madhe.

Një fitore që Ia shton gjasat e mëdha për Lojërat Olimpike. 

“Fitore e Donjeta Sadikut. Sadiku korri fitore ndaj boksieres Gjermane Maya Kleinhans në meçet eliminuese të kualifikimeve në Londër 14-24 mars për L.O.Tokyo 2020 .Edhe pse boksierja gjermane ishte shumë më e gjatë dhe kontra gard e papërshtatshme për Donjetën.

Donjeta me vullnetin për fitore gjeti mënyrën për ta mposhtur boksieren Maya duke e sulmuar dhe goditur tërë kohën e sidomos në raundin e parë kur e dërrmoi me goditje precize dhe kështu vazhdoj me tempo edhe gjatë raundeve në vijim dhe me plot meritë korri fitore”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat