Baba në Londër, i biri ja feston datëlindjen në Kosovë

Boksi

Baba në Londër, i biri ja feston datëlindjen në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2020 Në ora: 13:41
Dritoni dhe Latifi

Nga e enjtja e kaluar Latif Demolli me kombëtaren e Kosovës në boks gjendet në shtetin britanik përkatësisht në Londër, ku mbahen garat evropiane kualifikuese për Lojërat Olimpike – ‘Tokyo 2020’ .

Sot, Demolli e ka datëlindjen! Ai është gjyqtar ndërkombëtar i boksit dhe zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

I biri i tij, Dritoni, e feston në shtëpi datëlindjen e babait të tij dhe i uron edhe shumë të lumtura, me bindje se kjo situatë që kalon bota e njerëzimit të tejkalohet sa më shpejt.

Latif Demolli shpreson që me boksierët e tij ta sigurojë kualifikimin për në Lojërat Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat