Edhe kjo i ndodhi Kosovës në Londër 

Boksi

Edhe kjo i ndodhi Kosovës në Londër 

Nga: K. Goca Më: 15 mars 2020 Në ora: 15:04
Bajoku

As boksieri Shpëtim Bajoku nuk ia doli të kalojë rundin në garat evropiane kualifikuese për Lojërat Olimpike - “Tokyo 2020”. 

“Boksieri ynë, Shpëtim Bajoku, garoi sot në luftën e parë të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Londër.

Bajoku u mposht nga garuesi me shumë përvojë, Nikolai Terteryan i Danimarkës, kategoria -63 kg.
Duhet cekur se Bajoku para 10 dite ka qenë i ftohur me grip dhe ka marr infuzione dhe nuk ishte në formën e duhur dhe me të drejtë trajnerët dorëzuan meçin në raundin e tretë

Shpëtimit i urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare. Nesër garon Patriot Behrami në kategorinë -69”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Edhe kjo i ndodhi Kosovës në Londër, pas Pirevës, edhe Bajoku eliminohet, shpresat mbeten të Donjeta Sadiku dhe Patriot Behrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat