Shqiptari i Kosovës me ekip orvatet që të kthehet nga Londra me aeroplan ushtarak...

Boksi

Shqiptari i Kosovës me ekip orvatet që të kthehet nga Londra me aeroplan ushtarak...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:49
Shqiptari i Kosovës me ekip orvatet që të kthehet nga Londra me aeroplan ushtarak...

Po shqyrtohen të gjitha opsionet se si të kthehet kombëtarja e Kosovës në boks për në Prishtinë!

Për shkaqe të gjendjes së jashtëzakonshme, virusi korona, janë anuluar të gjitha vijat ajrore të udhëzimit, boksierët e Kosovës janë në Londër tash e disa ditë, për shkak të aktiviteteve të evropianit kualifikues për Lojërat Olimpike – “Tokio 2020” , të cilat u ndërprenë me vendim të Federatës së Boksit Ndërkombëtar.

Gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, që ka në ekip boksierët Shpëtim Bajokun, Patriot Behramin, Besart Pirevën, selektorët Shefki Bogujevci e Besim Brahimi, raportohet se po e shikojnë edhe opsionin e fundit, nlëse iu lejohet që të kthehen me aeroplan ushtarak të Anglisë.

Gjithçka është e hapur dhe e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat