Demolli ka një porosi nga Londra për Kosovë

Boksi

Demolli ka një porosi nga Londra për Kosovë

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2020 Në ora: 16:15
Demolli ka një porosi nga Londra për Kosovë

Gjyqtar ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli, me kombëtaren e Kosovës, ka një porosi nga Londra për Kosovë.

“Mund të them se Komiteti Olimpik i Kosovës është duke u përpjekur sa më shpejt që është e mundur ta kthejë nga Londra kombëtaren e Kosovës në boks.

Jemi tërë ditën në kontakt me presidentin Besim Hasani duke munduar me gjet mundësinë e kthimit në Prishtinë.

Hasani nga mëngjesi deri me tani jemi gjithnjë në kontakt që të gjejmë një zgjidhje për t’u kthyer ekipi i boksit në Kosovë pas pezullimit të garave kualifikuese nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, tha Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat