Demolli po qan, nuk kanë as ujë, as peshqir e as ku të lahen, druhet nga virusi 

Boksi

Demolli po qan, nuk kanë as ujë, as peshqir e as ku të lahen, druhet nga virusi 

Nga: K. G. Më: 19 mars 2020 Në ora: 14:37
Demolli po qan, nuk kanë as ujë, as peshqir e as ku të lahen, druhet nga virusi 

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka një mesazh të qartë, se të lirohen nga karantina! 

“Apel KOK-ut, MKRS-së, Qeverisë nga kombëtarja e Kosovës në boks.

Ekipi i kombëtares së Kosovës në boks bën apel Komitetit Olimpik, Ministrisë së Sportit, Qeverisë që sa më shpejt t’i mundësohet largimi nga karantina 14 ditore që ju është caktuar në konviktet e Kosovës.

Image

Arsyeja është se ekipi i kombëtares në boks ju ka përmbajtur të gjitha rregullave që janë kërkuar nga organet kompetente (policia, personat mjekësor etj.) dhe ju kanë shtruar dy kontrollave mjekësore që kanë treguar se ekipi i boksit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dhe kërkojnë që sa më parë të largohen nga këtu dhe të dërgohen ditët tjera të karantinës ti mbajnë në shtëpi të izoluar dhe të kenë mundësinë të bëjnë stërvitje çdo ditë për arsye mos të humbin formën të cilën e kanë fituar në kampe ndërkombëtare dhe përgatitje speciale se kemi harxhuar më së 20 mije euro të huazuara nga shokët privat për përgatitje dhe garat kualifikuese për LO Tokyo 2020. Duhet stërvitur dhe mbajtur formën për arsye se në muajin maj vazhdojnë kualifikimet si në Londër ashtu edhe në Francë. Dhe dje Komiteti Olimpik ndërkombëtar ka mbajtur mbledhje dhe është vendosur që Lojërat Olimpike Tokyo 2020 nuk do të shtyhen po do të mbahen në kohën e caktuar.

Arsyeja tjetër është jo kushtet e mira në konvikt që nga dje nuk kanë prue ujë të pijes e sidomos peshqira për duar dhe banjo që domosdo duhet ti kemi që të pastrohemi që është numër një higjiena.

Arsyeja tjetër është ardhja e më së 40 persona nga shtete tjera ne këtë konvikt dhe druaj se është rrezik që sportistët tanë munden të infektohen edhe nga këta persona që ende nuk dihet a është ndokush i sëmurë dhe unë si përgjegjës i ekipit ja kam ndaluar ekipit tim dhe dal nga dhomat dhe të kenë kontakte me personat tjerë që janë së bashku me në këtë konvikt për arsye te sigurisë shëndetësore”, ankohet Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat