Ja pse ishin në Londër ekipi i boksit të Kosovës

Boksi

Ja pse ishin në Londër ekipi i boksit të Kosovës

Më: 19 mars 2020 Në ora: 17:10
Donjeta Sadiku

Ekipi i boksit të Kosovës u kthye nga Londra ditën e djeshme pas përhapjes së virusit korona në ishullin Britanik, transmeton Insporti.

Sportistët tanë ishin në turneun kualifikuese evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, i organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Turneu u suspendua për shkaqe të ruajtjes së mirëqenies së sportistëve, duke pasur parasysh kufizimet në qarkullim dhe masat e karantinës që shumë shtete kanë zbatuar.

Ekipi i boksit të Kosovës përfaqësohej me katër boksierë, dy trajnerë dhe një zyrtar.

Sukses pati vetëm Donjeta Sadiku, e cila fitoi  luftën e parë ndaj gjermanes  Maya Kleinhans, me luftën në çerekfinale e cila nuk u zhvillua pas pezullimit të garës.

Kujtojmë që Komiteti Olimpik ka vendosur që Olimpiada e Tokios të zhvillohet sipas planit ndaj garat kualifikuese pritet të mbahen në maj dhe qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat