Meçi i Joshuas shtyhet për disa muaj

Boksi

Meçi i Joshuas shtyhet për disa muaj

Më: 19 mars 2020 Në ora: 21:02
Meçi i Joshuas shtyhet për disa muaj

Meçi i Anthony Joshuas me bullgarin Kubrat Pulev do të shtyhet për disa muaj, për shkak të koronavirusit.

Kështu ka thënë të enjten sfiduesi i detyrueshëm në versionin IBF, Pulev.

Ish-kampioni i Evropës në kategorinë super të rëndë në amatorizëm, Pulev (38), ka theksuar se lufta me yllin e boksit, Joshua me gjasë do të zhvillohet në fund të vitit.

Është caktuar që britaniku Joshua dhe Pulev të takohen më 20 qershor në stadiumin e Tottenhamit në Londër. Ditë më parë kishte raportime për shtyrje të meçit për korrik, por Pulev ka thënë se nuk do të ketë meç në verë.

Joshua ndaj Pulevit do të mbrojë titujt e botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Stadiumi me 62 mijë ulëse i Tottenhamit nuk është më në dispozicion për verë. UEFA ka shtyrë Evropianin e futbollit për verën tjetër dhe kjo nënkupton se ndeshje të Premier Leagues mund të luhen gjatë verës.

“Është e pamundur që meçi të organizohet më 20 qershor, ndonëse unë jam i gatshëm”, ka thënë Pulev. “Meçi do të zhvillohet disa muaj më vonë, me gjasë në fund të vitit”.

Koronavirusi, që së pari u shfaq në Kinë, ka mbytur afërsisht 10 mijë persona, ndërsa ka infektuar më shumë se 235 mijë njerëz në gjithë botën. Ka bërë që të shtyhen apo anulohen shumë ngjarje sportive dhe ngjarje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat