Policia ndërprenë stërvitjet e kombëtares së Kosovës, ja arsyeja

Boksi

Policia ndërprenë stërvitjet e kombëtares së Kosovës, ja arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:11
Policia ndërprenë stërvitjet e kombëtares së Kosovës, ja arsyeja

Policia e Kosovës ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndërprerë stërvitjet e kombëtares së Kosovës në boks, te fusha e konviktit të studentëve në Prishtinë. Arsyeja është për shkak të ruajtjes së shëndetit të sportistëve, rrezikut nga virusi korona.

Selektori i Kosovës, Shefki Bogujevci, e kishte mendjen e shëndoshë për stërvitje por në këto rrethana është e pamundur.  

“Sot në mëngjes ekipi i kombëtares së Kosovës në boks nisi të bëj stërvitjen e mëngjesit sa për të ruajtur formën në hapësirë para konviktit, por pas 2 minutave policia na ndërprenë stërvitjet me urdhër te dikujt lart, që se ceken dhe na mbyllen brenda në konvikt. Ekipi vazhdoj stërvitjen brenda në konviktit pa kushte elementare dhe hapësirë të mjaftueshme.

Boksierët duhet stërvitur dhe të mbajnë formën dhe peshën për arsye se pas 1 muaj apo 2 do të vazhdoj kualifikimet për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020””, ankohet Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat