Vëllau i Aziz Salihu me një deklaratë bombë

Boksi

Vëllau i Aziz Salihu me një deklaratë bombë

Nga: K. G. Më: 21 mars 2020 Në ora: 16:43
Vëllau i Aziz Salihu me një deklaratë bombë

Ish boksieri i mirënjohur i Prishtinës, Faton Salihu, aktualisht nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut, ndryshe është vëllai i legjendës së boksit, Azizi, ka bërë një përshkrim interesant.

“Planeti tokë po rigjenerohet. 

U desht patjetër të ngadalësojmë. Garuam me kohën dhe me njerëzit, kush ku ka udhëtuar, kush sa ka harxhuar, kush ku ka qenë. Tani jemi të gjithë njësoj. Të mbyllur, të frikësuar për shëndetin dhe për të ardhmen. Nuk ka më ku të harxhohen paratë.

Nuk ka më fotografi nëpër rrjetet sociale kush ku kemi qenë.

Do t’i kthehemi vetëm kujtimeve. Pushoni, nga luksi lavdërimi, pangopësia. Kjo do të na kthej shumë shekuj prapa, ku rrallë kanë udhëtuar, kur nuk kanë pasur shumë, pos njëri tjetrin. A e dini çfarë do të ndodh kur të dalim jashtë? Më shumë respekt! Bari do të jetë më i gjelbër, ajri më i pastër, lumenjtë më të kthjellët, kafshët e egra më të gëzuara. Ne do të çmojmë më shumë njëri tjetrin, ngaqë nuk kemi qenë të vetëdijshëm çfarë kemi pasur në dorë.

Rrini në shtëpi.
Planeti Tokë po rigjenerohet”, shkruan Faton Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat