Demolli flet për të gjitha në karantinën e Prishtinës dhe pajtohet me fatin

Boksi

Demolli flet për të gjitha në karantinën e Prishtinës dhe pajtohet me fatin

Nga: K. Goca Më: 24 mars 2020 Në ora: 14:29
Demolli flet për të gjitha në karantinën e Prishtinës dhe pajtohet me fatin

Kombëtarja e Kosovës në boks tash e shtatë ditë është në karantinë në konviktin e studentëve në Prishtinë.

“Boksierët nga Konvikti i Studenteve shprehin mirënjohjen dhe kanë një porosi: Në emrin tim personal dhe në emër të ekipit të kombëtares së Kosovës në boks, falënderojmë familjarët, farefisin e gjerë, shokët, punëtorët sportivë, kryetarët e federatave, sekretaret e federatave, kryetarët e klubeve të boksit, gjyqtarët, boksierët, gazetarët etj. për interesimin e pareshtur për gjendjen e ekipit të boksit në karantine.

Falënderim i posaçëm shkon për presidentin e KOK z. Besim Hasani, i cili në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe me Behxhet Pacollin, na sollën në Kosovë, e pas vendosjes në Karantine për dy jave, është angazhuar që ne, si delegacion i boksit, të largohemi nga Konvikti i studenteve dhe të vendosemi ne 4 vende të ndryshme (në ambienteizolimi) ku do te kishim mundësi që të zhvillojmë ushtrimet.

Image

Sipas z. Hasani, për këtë ide ka pasur mbështetjen e plotë të Ministres për Kulture, Rini e Sport, zonjës VloraDumoshi.
Po ashtu, falenderojmë presidentin e Federates se Auto Sportit z.Ismet Rexhepi cili ka ofruar objektin e tij prej 400m2 për ekipin tonë, hapësirë e përshtatshme për fjetje dhe për ushtrime.

Një falënderim shkon dhe për kryetarin e Federates së Futbollit z.Agim Ademi, kryetarin e Federatës së Mundjes z. Naim Muja që janë shpreh të gatshëm të na ndihmojnë në çfarëdo mënyrë, nëse është nevoja.

Tani, duam të ju informojmë se nisur nga gjasat e larta që të shtyhen Lojërat Olimpike Tokio 2020, e qe do të ndikonte të shtyhen edhe garat kualifikuese për Lojërat Olimpike, Ekipi ynë ka vendosur të qëndrojë në Konviktin e Studenteve edhe gjate 6 ditëve të ardhshme me çka përmbushet qëndrimi ynë në Karantine për 14 ditë!

Me mall te madh presim të kthehemi shëndosh e mirë në familjet tona dhe ata ti gjejmë shëndosh e mirë!
Si sportistë e kemi për detyrë të vazhdojmë me ushtrime për të mbajtur formën dhe të jemi në top formë për fazën e ardhshme kualifikuese dhe për vet Lojërat Olimpike, kurdo që ato do te mbahen.
Me kërkesat tona është rritur kujdesi i punëtorëve mjekësor që për ne sportistët, por edhe për banorët tjerë në konvikte, po na sillet para dere ushqimi dhe në këtë forme po ruhet distancë sociale. Secili nga ne po përkujdeset për pastërtinë e dhomave tona. Kemi çarshafa dhe peshqira, kemi mjete dezinfektuese qe na ka sjellë personeli mjekësor për ekipin e kombëtares çka falënderojmë menaxhmentin e Qendrës së studenteve, personelin mjekësor dhe te gjithë te tjeret për kontribut.

“Rrini N’ Shpi”. E unë po e shtojë: “Mos dil jashtë me pru brenda virusin””, shkruan Latif Demolli, zëdhënës i FBOXK dhe përgjegjës i ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat