Veç Latifi e bën këtë në karantinën e Prishtinës, ja çfarë ka refuzuar 

Boksi

Veç Latifi e bën këtë në karantinën e Prishtinës, ja çfarë ka refuzuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:14
Veç Latifi e bën këtë në karantinën e Prishtinës, ja çfarë ka refuzuar 

Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës, ka thënë hapur, se ja të gjithë do të dalin nga karantina që janë në konviktin e Prishtinës, ja asnjë!

“Kapiteni, i fundit e lëshon anijen. 

Sot në mesditë nga Ministria e Shëndetësisë arritën dy letra lirimi nga karantina ne Qendrën e Studenteve, për mua dhe Shefki Bogujevcin por jo edhe për selektorin Besim Brahimi, boksieren Donjeta Sadiku e boksieret Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Besart Pireva. Pa menduar dy herë, e refuzuam daljen pa tërë ekipin Olimpik të boksit. Së bashku kemi ardhur dhe së bashku do të dalim përkundër mallit për kthim te familja.

Unë si përgjegjës i ekipit e kam përgjegjësin dhe detyrën të qëndroj me ekipin deri në ditën e fundit dhe deri sa gjithë ekipi te shkon në shtëpitë e tyre.
Unë jam përgjegjësi prej ditës së shkuarjes në Londër e deri te kthimi i ekipit në shtëpit e tyre.
Një thënjë e vjetër thotë: Kapiteni i anijes lëshon anijen që po fundoset vetëm pasi të bindet të gjithë udhëtaret dhe stafi kanë shpëtuar, dhe për mua dhe Shefkiun, ky veprim ishte normal. “Kapiteni i fundit braktis anijen””, tha Demolli.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat