Shefki, o bëhu nervoz o flejë, pa thënë Lata ju nuk dilni nga aty!

Boksi

Shefki, o bëhu nervoz o flejë, pa thënë Lata ju nuk dilni nga aty!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:47
Shefki, o bëhu nervoz o flejë, pa thënë Lata ju nuk dilni nga aty!

Po sillet tamam si një kapiten i anijes ashtu edhe e shkroi në komunikatën e tij, Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Faktikisht e ka treguar burrërinë e tij apo u tregua shok i vërtetë, o të gjithë do të dalin nga karantina që janë të vendosur në konviktin e studentëve në Prishtinë o asnjë. Ky është vendim i Latës dhe edhe kjo vlen edhe për selektorin e kombëtares së Kosovës, Shefki Bogujevci.

Faktikisht edhe Shefkiu ishte i pajtimit që të vazhdojë me të gjithë anëtarët e kombëtares së Kosovës të boksit, se bashkë kanë hyrë e bashkë do të dalin nga karantina. Edhe Lata, që sillet si një kapiten i anijes, ka vendosur prerazi. 
“Sot në mesditë nga Ministria e Shëndetësisë arritën dy letra lirimi nga karantina ne Qendrën e Studenteve, për mua dhe Shefki Bogujevcin por jo edhe për selektorin Besim Brahimi, boksieren Donjeta Sadiku e boksieret Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Besart Pireva.

Pa menduar dy herë, e refuzuam daljen pa tërë ekipin Olimpik të boksit. Kapiteni i fundit braktis anijen”,  ka thënë mes të tjera Demolli. Lata e Shefkiu treguan burrëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat