Boksieri shqiptar tregon diçka të pazakontë

Boksi

Boksieri shqiptar tregon diçka të pazakontë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 13:04
Boksieri shqiptar tregon diçka të pazakontë

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka dyshime se mund të ketë kaluar Koronavirusin. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ai bën me dije se ka qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur, por nuk është i sigurt nëse ka qenë i infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Sakaq, Marku tregon se tashmë ka nisur stërvitjen, teksa thekson se duhet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

“Nuk e di nëse e kalova koronavirusin apo jo , Por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur .Tani ndjehem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shtëpi. Asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë .

Ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi, kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj.

Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e secilit nga ne.

Bëni durim, ky virus do të marrë fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi, dhe nuk infektojmë të tjerë”, shkruan Florian Marku në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat