Kampioni i botës refuzon kafazi

Boksi

Kampioni i botës refuzon kafazi

Më: 28 mars 2020 Në ora: 13:06
Kampioni i botës refuzon kafazi

Kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, Stipe Miocic, u shpreh se për momentin nuk e ka mendjen te sporti. Zjarrëfikësi më i famshëm amerikan, profesion që Miocic e ushtron “part-time”, shprehet se për momentin është e vështirë të merresh me sport, duke parë kërcënimin që bota ka nga coronavirus.

Miocic duhet të duelojë këtë verë ndaj Daniel Cormier, një përballje e tretë mes dy sportistëve. Gjithsesi, kampioni i botës tani ka të tjera plane. Në një postim në rrjetet sociale ai shpreh prioritet e tij.

“Tani për tani jam përqendruar për të qenë një njeri më i përgjegjshëm. Kam bërë një betim dhe dua të ndihmoj ata që kanë nevojë të menjëhershme.

Shpresoj që të gjithë të duelojmë së shpejti, por në normalitet. Gjithsesi, tani duhet të ndikojmë në komunitet për të kaluar këtë situatë”, tha Stipe Miocic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat