Kur boksoni në qiell të hapur e në vapë dhe të sulmuar nga Serbia! Nazimi festonte 

Boksi

Kur boksoni në qiell të hapur e në vapë dhe të sulmuar nga Serbia! Nazimi festonte 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:43
Kur boksoni në qiell të hapur e në vapë dhe të sulmuar nga Serbia! Nazimi festonte 

Vitet që nuk harrohen kurrë, vitet e 90-ta, kur sportet luftarake hoqën të zitë e ullirit, sidomos boksi që zhvillonte garat në qiell të hapur e në vapë të madhe. 

Një fotografi që kemi siguruar, është e vitit 1996, kur në Mitrovicë, u mbajt Kampionati i Kosovës në boks, sa ishte vapë aq edhe rrezik, sepse sportistët tanë ishin gjithnjë nën sulmet e milicisë së regjimit serb.

Në foto shihet atëkohë, boksieri Nazim Xhigoli me dorën lart, duke festuar fitoren dhe gjyqtari Bashkim Xhigoli, atëkohë kryetar edhe i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës.

Një foto emocionuese, edhe në këto rrethana u mbajtën garat e Kampionatit të Kosovës. Nazimi, përveç si boksier ka drejtuar referuar edhe shumë ndeshje të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat