Takoi një politikan, kjo i ndodhi kampionit të botës

Boksi

Takoi një politikan, kjo i ndodhi kampionit të botës

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:16
Takoi një politikan, kjo i ndodhi kampionit të botës

Kampioni i botës, boksieri filipinas Manny Pacquiao ka bërë testin e koronavirusit dhe ka rezultuar negativ.

Lajmin e konfirmoi vetë kampioni i botës në peshën “welter” (kategoria WBA).

Ai e bëri testin, pasi më parë kishte takuar një politikan, i cili ka qenë pozitiv me COVID-19. Pacquiao e ka kryer testin në vendlindjen e tij dhe për disa ditë ka qenë në vetizolim.

Pacquiao, 67 fitore, 7 humbje e 2 barazime në karrierë, një ikonë e boksit, e ka bërë testin ditën e premte dhe deri sot ka qenë në karantinë. Gjithsesi, ai stërvitjen nuk e ka ndërprerë asnjë moment.

Filipinasi pritet që në korrik të mbrojë titullin kampion në një duel ndaj Keith Thurman, në një duel mes dy kampionëve të këtij Divizioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat