McGregor mund të duelojë ndaj Tony Ferguson

Boksi

McGregor mund të duelojë ndaj Tony Ferguson

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:47
McGregor mund të duelojë ndaj Tony Ferguson

Conor McGregor mund të duelojë ndaj Tony Ferguson në eventin UFC-249, i paraparë të zhvillohej më 18 prill (vendi është ende në dilemë). Lajmin e konfirmoi për “Daily Mail” John Kavanagh, trajneri i irlandezit.

Në këtë event do të zhvillohet dueli i peshës së lehtë mes kampionit në fuqi Khabib Nurmagomedov dhe sfidantit Tony Ferguson. Por Khabib është prej dy javësh në Rusi, tashmë i bllokuar, pasi janë ndërprerë fluturimet për në Amerikë për shkak të Covid-19.

Për këtë arsye, McGregor mund të zërë vendin e Khabib dhe të duelojë ndaj Ferguson në Amerikë. Kjo përballje do të jetë e vlefshme për titullin e përkohshëm të këtij Divizioni dhe më pas fituesi do të duelonte ndaj Khabib.

Kjo duket se është ideja e Dana White, në rast se nuk arrin të zhvillojë duelin mes Ferguson dhe Nurmagomedov. Presidenti i UFC-së po punon që fillimisht të sigurojë një vend të sigurt dhe më pas të konfirmojë duelin.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim, por zërat se McGregor mund të përballet me Ferguson janë shtuar orët e fundit. Situata është ende e paqartë, teksa nuk dihet edhe vendi se ku do të zhvillohet ky event, për shkak të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat