Shqiptari që u kthye nga Londra: Më ka marrë malli për familjen, palestrën…

Boksi

Shqiptari që u kthye nga Londra: Më ka marrë malli për familjen, palestrën…

Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:20
Shqiptari që u kthye nga Londra: Më ka marrë malli për familjen, palestrën…

Boksieri i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Jasin Lama, ka pesë ditë që është duke qëndruar në karantinë në hotel “Ibis” në Shkup. Boksieri shkupjan ka treguar për faqen e gazetarit sportiv, Reshat ibrahimi, se si po i përjeton këto ditë izolimi dhe për çka e ka marrë malli më shumë.

“Është dita e pestë në karantinë, po kalojmë mirë. Nuk e kemi vështirë, pasi kemi kiuhte të mira në hotel. Pak jemi mërzitur, sepse jemi të izoluar… Më së shumti jam përmalluar për familjen time, shokët, miqtë, të dashurit e mi dhe për palestrën, e cila më mungon shumë”, deklaroi Lama për gazetarin sportiv Reshat Ibrahimi.

Jasin Lama dhe Goce Janeski para disa ditësh u kthyen në Maqedoni pas 19 ditë qëndrimi në Londër ku morën pjesë në turneun kualifikues për LOV në Tokio.

Turneu olimpik për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit vetëm pas dy ditësh ishte ndërprerë nga ana e organizatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat