E rëndë, virusi korona vret ish- boksierin shqiptar, mik i Kosovës

Boksi

E rëndë, virusi korona vret ish- boksierin shqiptar, mik i Kosovës

Më: 5 prill 2020 Në ora: 19:20
E rëndë, virusi korona vret ish- boksierin shqiptar, mik i Kosovës

E rëndë, virusi korona vret ish- boksierin shqiptar dhe trajnerin, Skënder Kurti, mik i Kosovës. 

“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar.

Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. “-njofton Ministria.

Kurti, prej disa ditësh ishte në vdekje klinike, duke u përpjekur të fitojë këtë duel me virusin vdekjeprurës, por këtë herë nuk ia doli dot mbanë. Një kampion që jetën e tij e lidhi me sportin e dorezave, fillimisht si boksier e më pas si trajner, duke u dalluar gjithnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat