“Tyson do ta nokautonte Wilderin brenda një minute”

Boksi

“Tyson do ta nokautonte Wilderin brenda një minute”

Më: 17 prill 2020 Në ora: 17:06
Mike Tyson mund ta nokautojë Deontay Wilderin në një minutë nëse ai stërvitet vetëm gjashtë javë

Mike Tyson mund ta nokautojë Deontay Wilderin në një minutë nëse ai stërvitet vetëm gjashtë javë, sipas ish trajnerit të tij, Jeff Fenech.

Dy herë kampioni i botës, Tyson, kishte vendosur një reputacion për goditjet e fuqishme të tij gjatë karrierës që zgjati 20 vjet, nga 1985 deri në vitin 2005.

Tyson kishte rrëzuar në gjendje të pavetëdijshme 44 nga 56 kundërshtarët e tij, dhe akoma mban rekordin si kampioni më i ri i botës, kur si 20 vjeçar kishte mposhtur Trevor Berbick.

“Boksi nuk është i njëjtë tani. Unë ju garantoj se nëse Mike Tyson stërvitet për gjashtë javë, ai do të rrëzonte Wilderin në një minutë”, ka deklaruar Fenech.

Ai tutje ka thënë se këta boksierët e ditëve të sotme, nuk do të mund t’i bënin ballë goditjeve të Tyson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat