Rivali i Joshua që vdiq në fushën e betejës si luftëtar i ISIS...

Boksi

Rivali i Joshua që vdiq në fushën e betejës si luftëtar i ISIS...

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:14
Rivali i Joshua që vdiq në fushën e betejës si luftëtar i ISIS

Në Lojërat e Komunuelthit, në vitin 2010, përballë boksierit britanik Anthony Joshua, në finalen e peshës së rëndë, ishte boksieri Tariq Abdul Haqq. Ai përfaqësonte Trinidad dhe Tobago në atë event, duke marrë medaljen e argjendtë.

Sot Joshua është kampion bote në peshën e rëndë, një boksier profesionist. Gjithsesi, rivali i tij i 10 viteve më parë sot nuk jeton më. Ai u konvertua në një luftëtar të ISIS dhe është vrarë.

Haqq, fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat e Komunuelthit, braktisi boksin, duke lënë dorezat dhe rrëmbeu armët. Ai shkoi në Siri dhe është vrarë në luftime në vitin 2015.

“Haqq ishte një rival i denjë i Joshua në atë finale dhe ata zhvilluan një duel të mirë. Unë mendoj se nëse ai do të vazhdonte të boksonte sot do të ishte një emër i njohur në peshën e rëndë”, tha Reynold Cox, ish-trajneri i Haqq.

Haqq ka dueluar ndaj Joshua edhe në botërorin e vitit 2011, ku u mund sërish. Më pas ka dueluar edhe me një tjetër boksier që do të bëhej kampion bote në peshën e rëndë, neo-zelandezin Joseph Parker, asokohe shumë i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat