Lajm i keq që mbahet në Beograd! Me Flamur të Republikës e me himn drejt Serbisë, apo...

Boksi

Lajm i keq që mbahet në Beograd! Me Flamur të Republikës e me himn drejt Serbisë, apo...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2020 Në ora: 15:09
Lajm i keq që mbahet në Beograd! Me Flamur të Republikës e me himn drejt Serbisë, apo...

Në vitin e ardhshëm, siç është bërë e ditur, Kampionati Botëror i boksit, do të mbahet në kryeqytetin serb, në Beograd.

E para, është një lajm i keq për vet boksin e Kosovës sepse të gjithë e dimë se cilat do të jenë edhe reagimet e Beogradit zyrtar dhe do të orvaten që Kosovën mos të lejojnë që në asnjë mënyrë që të marr pjesë në këtë ngjarje të madhe.

E dyta, Federata e Boksit e Kosovës, që ende nuk e ka kontaktuar AIBA-n, dhe që të kërkojnë të paktën një garanci, që boksierët e Kosovës mos të pengohen por të garojnë si çdo shtet tjetër.

E treta, Federata e Boksit e Kosovës, është para një akti të kryer,  sepse në asnjë formë nuk guxon të përfaqësojë Kosovë pa Flamur shtetëror dhe pa himn ndryshe do të ishte tradhti!

E katërta, federata duhet të angazhohet në të gjitha format dhe të gjejë një mbështetje dhe mos të lënë gjërat në heshtje, sepse e dimë rastin se si u pengua kombëtarja e Kosovës për të rejat në hendboll, po ashtu edhe ajo e karatesë.

Nëse mendojnë zyrtarët e federatës së boksit, se janë në kali të bardhë dhe nuk punojnë me herët në këtë drejtim vërtetë do t’i hajë dreqi, sepse deshëm apo nuk deshëm do të pajtohen për mos pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat