A e din kush, cili është më shef: Shefkiu, Lata a Besimi? Pak orë më parë ndodhi një dridhje!

Boksi

A e din kush, cili është më shef: Shefkiu, Lata a Besimi? Pak orë më parë ndodhi një dridhje!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2020 Në ora: 16:25
A e din kush, cili është më shef: Shefkiu, Lata a Besimi? Pak orë më parë ndodhi një dridhje!

Para pak orësh selektori i kombëtares së Kosovës në boks (femrat), Besim Brahimi, me një deklaratë bombë dridhi Federatën e Boksit të Kosovës, duke iu bërë me dije se, nuk ka bir nëne që dikush mund t’i çojë boksierët e tij në turnetë nëpër Serbi. Ky është një mesazh i çuditshëm, që sado kudo luhati në një formë edhe themelet e federatës! 

Kampionati Botëror mbahet në vitin e ardhshëm në Serbi dhe Kosova do të marrë pjesë, sipas zëdhënësit Latif Demolli, me Flamur dhe himn të Kosovës, sepse janë shtet dhe të barabartë me të gjithë.  Shtrohet pyetja, a e di kush, cili është shefi: Shefki Bogujevci, Latfi Demolli apo Besim Brahimi?

Selektori i meshkujve është Shefki Bogujevci, Latif Demolli, zëdhënës dhe Besim Brahimi është selektor të femrat.

Një fakt dihet, se ajka e boksierëve të kombëtareve së Kosovës është nga klubi i Gollakut! A ka rrezik që Brahimi mos t’ia lejojë boksierët që t’i bashkohen kombëtares, për  të boksuar në Serbi? Gjithçka është e mundshme. Një gjë ende është mjegull, nuk dihet se cili është shefi aty! Fundja, Brahimi me një mesazh pa pak ore dridhi federatën! Dridhje jo aq e madhe, por që e shqetësojë hierarkinë e federatës! Krejt në fund, kjo vlen vetëm për turnetë që mund të mbahen në Serbi, ndërsa në Kampionatet botërore dhe evopiane, do të marrin pjesë si në Beogradi si në Rusi si kudo tjetër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat