Fury e lëshon goditjen e radhës

Boksi

Fury e lëshon goditjen e radhës

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:00
Fury e lëshon goditjen e radhës

Kampioni botëror i peshave të rënda Tyson Fury thotë se Anthony Joshua nuk është aspak i rrezikshëm.

Ai e ka vlerësuar Joshuan si një foshnje të madhe të përkëdhelur.

Kjo deklaratë vjen në ditët kur është duke u planifikuar një meç mes tyre, e që sipas gjitha gjasave do të ndodhë në dhjetor të këtij viti.

“Joshua nuk është aspak i rrezikshëm. Ai është si një foshnjë e madhe e përkëdhelur. Kampioni i vetëm botëror i pamposhtur jam unë.

Mendoj se Joshua rivalin më të madh e ka Andy Ruiz dhe jo mua”, ka thënë kampioni i botës në divizionin WBC, Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat