E ke maskën hyn të Lata, nuk e ke maskën del jashtë! As te KOK-ut nuk po guxojnë të sillen atypari!

Boksi

E ke maskën hyn të Lata, nuk e ke maskën del jashtë! As te KOK-ut nuk po guxojnë të sillen atypari!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2020 Në ora: 15:46
Blerim Krasniqi, Latif Demolli e Agim Tahiraj

Latif Demolli, ka bërë një rregull në këto ditë të rrezikshmërisë së lartë nga Covid 19. Kush ka  maskë hynë në zyrën e Federatës së Boksit të Kosovës, kush nuk ka, nuk munden që të futen brenda, një rregull nga Lata.

 Spekulohet se edhe ata të Komitetit Olimpik të Kosovës, nuk guxojnë të sillen nga zyra e boksit sepse zëdhënësi i federatës, i pranon brenda vetëm ata me maska edhe pse vet nuk ka maskë.  

“Një vizitë në zyret e Federatës së Boksit, ku pata një takim rasti me Agim Tahirajn.
Si dhe sekretarin permanent të kësaj federate Latif  Demolli.

Debatuam se si do të vazhdojnë gara pas kalimit të kësaj pandemie, të paparë gjer me tani. Dy punëtorë dhe sportistë të palodhshëm, që shumë dhanë për laminë e Boksit”, shkruan Blerim Krasniqi, trajner i basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat