Aziz Salihu del me maskë të zezë! 

Boksi

Aziz Salihu del me maskë të zezë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2020 Në ora: 15:07
Aziz Salihu shfaqet me maskë të zezë! 

I strukur deri sot, për shkak të virusit korona, por më në fund vendos që të shfaqet për publik!

Aziz Salihu, Sportisti i Shekullit, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më në fund shfaqet me maskën e zezë mbrojtëse dhe me dorëza.

Ka vënë maskën mirë edhe te hunda, që mos të depërtojë diçka e keqe!  Legjenda e boksit është shumë i kujdesshëm, pa maskë asnjë hap nuk e bën, i shoqëruar nga vëllai i tij,

Image

Reshati, e vizituan Latif Demollin, zëdhënësin e Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjyqtar ndërkombëtar. Demolli e Salihu shkëmbyen mendime të shumta, ndër to edhe organizimin e një turneut!

 ‘Zizi’ është i vendosur pas pandemisë të mbajë turne, ku mori bekimin e Demollit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat