Goditja tronditëse

Boksi

Goditja tronditëse

Më: 10 maj 2020 Në ora: 17:15
Goditja tronditëse

Një ndeshje e çmendur është zhvilluar në MMA, gjatë paradites së sotme, duke mbajtur zgjuar të gjithë ndjekësit e këtij sporti. Bëhej fjalë për përballjen e Justin Gaethje me Tony Ferguson, ndërsa fituesi i këtij dueli do të kishte mundësinë për t’u përballur me të pamposhturin Khabib.

Kjo përballje nuk ka zhgënjyer aspak, pasi i ka arritur pritshmëritë e shikuesve. Justin Gaethje arriti që të fitonte në raundin e 5, pasi ishte arbitri që e mori vendimin, teksa Ferguson e kishte humbur ekuilibrin nga grushtat e shumtë.

Gaethje me këtë fitore ka marrë titullin e përkohshëm të peshave të lehta në UFC.

Për amerikanin kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, teksa ka pësuar deri më tani vetëm dy disfata.

Në anën tjetër për Tony Ferguson i cili shihej favorit para përballjes, ishte humbja e katërt në karrierë kundër 25 fitoreve që ka arritur.

Gaethje ka thënë se preferon titullin e padiskutueshëm dhe atë mund ta marrë vetëm nëse e mposhtë Khabib Nurmagomedovin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat