Mike Tyson përmend tre favoritët e tij në UFC – nuk ka vend për McGregor

Boksi

Mike Tyson përmend tre favoritët e tij në UFC – nuk ka vend për McGregor

Më: 11 maj 2020 Në ora: 00:32
Mike Tyson

Mike Tyson ka thënë se e pëlqen të shikojë Khabib Nurmagomedovin, Jon Jones dhe Colby Covington kur ata kanë ndonjë përballje në UFC.

‘Iron Mike’ është legjendë e boksit, mirëpo atij i pëlqen shumë që të shikojë edhe luftërat që zhvillohen në oktagon.

“Mund të them se jam tifozë i madh i UFC-s, madje kam tre favoritët e mi që i shikojmë gjithmonë kur ata kanë luftërat e tyre”, ka thënë Tyson.

“Khabib Nurmagomedov, Jone Jones dhe Colby Covington janë luftëtarë shumë të mirë dhe të zotë”.

“Ka shumë luftëtarë të talentuar, mirëpo më shumë i shikojë të tre, pasi bëjnë luftë për t’i arritur sukseset e tyre”, ka shtuar më tej ai.

Khabib vazhdon të jetë i frikshëm për kundërshtarët e tij, pasi në 28 përballjet e zhvilluar, të gjitha i ka fitore dhe është kampion në fuqi i peshave të lehta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat