Sporti i Kosovës në zi, vdes sportisti

Boksi

Sporti i Kosovës në zi, vdes sportisti

Më: 12 maj 2020 Në ora: 16:59
Sporti i Kosovës në zi, vdes sportisti

Gjilani dhe sporti i Kosovës në zi.  Ish boksieri i mirënjohur, Maksut Maloku, ka ndërruar jetë.  Ai njihet me nofkën ‘Maxi’.

“Me dhimbje të thellë e mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së boksit dhe sportit në Komunën e Gjilanit, Maksut Maloku, apo i njohur ndryshe si Maxi.

Maksuti ishte shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja. Sukseset e shumta dhe puna e palodhshme e kanë karakterizuar dhe e kanë veçuar gjithë karrierën e tij sportive.

Sot, po i themi lamtumirë një tjetër ikone të sportit gjilanas, i cili ka lënë shumë bagazh prapa vetës. Përmes kësaj shkrese i shprehim ngushëllime familjes Maloku, gjithë komunitetit sportiv dhe shokëve të tij”, ka shkruar Malazog Hoxha, zyrtar për Sport në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat