Fury-Tyson, konfirmohet dueli i “ëndrrave” - Bota Sot
Fury-Tyson, konfirmohet dueli i “ëndrrave”

Boksi

Fury-Tyson, konfirmohet dueli i “ëndrrave”

Më: 27 maj 2020 Në ora: 15:01
Fury-Tyson, konfirmohet dueli i “ëndrrave”

Siç raporton “The Sun”, thuhet se Tyson Fury ka pranuar ofertën e kampionit të botës në peshat e rënda Mike Tyson që të ndeshen së bashku.

Mike Tyson me Tyson Fury këtë ndeshje do ta zhvillojnë për bamirësi, ku pritet të jenë një numër i madh i adhuruesve të boksit.

Ndërkaq, për meçin e “ëndrrave” ka folur vetë Tyson Fury, ku tha se ka pranuar një telefonatë për të “luftuar” me Mike Tyson.

“Po, kam pranuar një telefonatë për t’u ndeshur me Mik Tyson, dhe unë pyeta se çfarë?

“Mu bë edhe një herë kjo pyetje. A jeni i gatshëm të “luftoni” me Mike Tyson? U hutova, po”, u shpreh fillimisht Fury.

“Kush jam unë që të them ndonjë gjë, kur dikush është i aftë të ndeshet? Nuk do t’ia rrënoj ëndrrën e askujt”, u shpreh britaniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat