Luis Ortiz ofrohet për duelin me Mike Tyson, nëse ky i fundit rikthehet në ring - Bota Sot
Luis Ortiz ofrohet për duelin me Mike Tyson, nëse ky i fundit rikthehet në ring

Boksi

Luis Ortiz ofrohet për duelin me Mike Tyson, nëse ky i fundit rikthehet në ring

Më: 31 maj 2020 Në ora: 00:53
Luis Ortiz, Mike Tyson

Mike Tyson po synon rikthimin në ringun e boksit.

Tyson, ikona e sportit të boksit, së fundmi ka publikuar disa video nëpër rrjetet sociale, ku shihej duke stërvitur.

Transformimi në trup ka bërë që ai të fitojë forcë dhe shpejtësi, duke krijuar përshtypje që ai mund të kthehet në ring.

Kështu, ka disa emra që qarkullojnë si kundërshtarë potencial të Tyson, përfshirë atë të Evander Holyfield.

Por, së funmi, Luis Ortiz është ai që është ofruar për një duel me ikonën amerikane.

“Ju më njihni mua, dhe unë nuk jam një boksier që ulet dhe zgjedh emra”, ka thënë Ortiz, transmeton lajmi.net.

“Dal kundër secilit që dëshiron të përballet. Ka shumë zëra për rikthimin e Mike Tyson”, shtoi boksieri.

“Nëse ai dëshiron, unë do të përballem me të. Vetëm më duhet emri dhe data”, ka thënë mes tjerash Luis Ortiz.

Ortiz së fundmi ka pasur përballje interesante me Deontay Wilder, nga i cili u mposht, në kontestimin e titullit të WBC. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat