Reagon Fury pas arritjes së marrëveshjes për të luftuar me Joshuan në dy meçe

Boksi

Reagon Fury pas arritjes së marrëveshjes për të luftuar me Joshuan në dy meçe

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 08:35
Fury

Tyson Fury ka konfirmuar se ka rënë në ujdi me Anthony Joshuan për të luftuar në dy meçe boksi në vitin 2021 dhe ka këmbëngulur se lufta mes tyre do të jetë më e madhja në histori të boksit britanik.

Fury e zgjodhi rrjetin social Instagram për t’iu drejtuar adhuruesve të vet, pasi promotori i Joshuas, Eddie Heran, njoftoi sot gjatë ditës së ky kampionët britanikë në peshat e rënda janë pajtuar për t’u përballur mes vete.

“Sapo e kreva bisedën në telefon me Daniel Kinahan, i cili më njoftoi se është arritur marrëveshja për luftën më të madhe në histori të boksit britanik”, tha Fury në një video në Instagram.

“Një bravo e madhe për Dan i cili e arriti këtë marrëveshje për dy meçe, Tyson Fury kundër Anthony Joshuas vitin e ardhshëm. E kam vetëm një problem, më duhet t’ia thyej turit Deontay Wilderit në meçin e radhës e pastaj do të futem në ring për t’u rrahur me Joshuan vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Fury është kampion i pamposhtur i WBC-së dhe Joshua i mban titujt e tjerë në peshat e rënda, IBF, WBA dhe WBO.

Kjo do të jetë hera e parë pas gati 20 vjetëve që do të ketë meç për kampionin e padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat