E pabesueshme se si Xhevdet Peci e kishte nokautuar amerikanin, ja si bie në tokë! Komentatori i habitur

Boksi

E pabesueshme se si Xhevdet Peci e kishte nokautuar amerikanin, ja si bie në tokë! Komentatori i habitur

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:01
Pamje nga një meç i Pecit

E majta e boksierit (të fundviteve 70-ta dhe të 80-ta) Xhevdet Peci si bomba atomike, ndryshe nuk mund të shpjegohet!


Edhe sot komentohet ajo groshe me dorën e majtë të Xhevdet Pecit kur boksierin amerikan e hodhi në tokë në vitin 1982!

Në video shikoni meçin e plotë të tij, ndërsa nga minuta e pestë shihej se si e nokautoi Mike Arms.

Pas pak sekonda ajo dorëzohet!

Image

Atëkohë, Peci ka qenë boksieri i gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina (pesë herë kampion e 6 herë nënkampion i ish Jugosllavisë) dhe kohën kur e nokautoi amerikanin boksonte për reprezentacionin e ish Jugosllavisë.

Ky meç ishte mes ish Jugosllavisë dhe SHBA-së, salla përplot shikues, kur Peci nokauton Mike Arms, e tërë palestra në këmbë, komentatori mbetet i habitur nga shqiptari i Kosovës.  “Po, më kujtohet si sot, kur e kam nokautuar”, tha shkurt Peci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat