Tronditet marrëveshja Joshua-Fury

Boksi

Tronditet marrëveshja Joshua-Fury

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:38
Tronditet marrëveshja Joshua-Fury

Marrëveshja mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua për të zhvilluar një apo dy duele mes tyre mund të marrë një goditje të fortë. Shkak është boksieri ukrainas Oleksandr Usyk.

Usyk është mandatuar nga WBO për të dueluar për titullin kampion të këtij Divizioni, titull që mbahet nga Joshua. Ndërkohë që, dy britanikët, duan të përballen mes tyre për të unifikuar titujt kampionë bote, shkruan telesport.

Për momentin, planet e boksierëve janë kështu: Joshua do të mbrojë titujt ndaj Pulev; Fury dhe Wilder do të zhvillojnë sfidën e tretë mes tyre; Usyk do të duelojë ndaj Dereck Chisora.

“Ne jemi të mandatuar nga WBO dhe presim që fituesi që do të dalë nga dueli mes Joshua e Pulev të duelojë me Usyk. Për momentin nuk do të ushtrojmë presion te Joshua, por nëse ai vendos të duelojë me Fury do të ndryshojmë strategji. Nuk do ta lejojmë atë sfidë”, tha Alexander Krassyuk, promotori i Usyk.

“Ka vetëm një zgjidhje: Joshua të nxjerrë vakant titullin e WBO dhe më pas dy britanikët të duelojnë mes tyre sa herë të duan”, tha Krassyuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat