34-vjeçarja synon që të marrë një titull edhe në ring

Boksi

34-vjeçarja synon që të marrë një titull edhe në ring

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:05
34-vjeçarja synon që të marrë një titull edhe në ring

Ish-kampionia e botës në artet marciale mikse, sportistja braziliane Cris Cyborg, ka rrëfyer se synon që në të ardhmen të merret me boks. Ajo ka shkruar historinë e sporteve luftarake (MMA), duke u shpallur kampione në 4 disiplina të ndryshme: Strikeforce, Invicta FC, UFC dhe Bellator.

Por tani, 34-vjeçarja Cris Cyborg synon që të marrë një titull edhe në ring. Për momentin ajo është ende një sportiste e Bellator, ku pritet të duelojë ndaj australianes Arlene Blencowe, por kalimi në sportin e boksit është në planet e saj për të ardhmen.

“Asnjëherë nuk kam patur mundësi të merrem me boks.

Kam mbajtur katër tituj kampionë në MMA, por dëshiroj të kem një titull edhe në boks. Mendoj se ky është momenti i duhur për ta bërë këtë hap. Të gjithë janë dakord me mua dhe e di që edhe fansat do të mbështesin kudo që dueloj”, thga Cyborg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat