Mehmet Bogujevci: ‘Bota sot’ në çdo hap e ka përcjellë sportin kombëtar

Boksi

Mehmet Bogujevci: ‘Bota sot’ në çdo hap e ka përcjellë sportin kombëtar

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 00:18
Mehmet Bogujevci: ‘Bota sot’ në çdo hap e ka përcjellë sportin kombëtar

Nënkampioni i botës në vitin 1978 në boks, legjenda e Kosovës, Mehmet Bogujevci, tha se gazeta “Bota sot”, është një dritare e fuqishme e informimit në veçanti për sportin e Kosovës dhe mbarëkombëtar. 

 “Gazeta ‘Bota sot’ në çdo hap e ka përcjellë sportin kombëtar në veçanti të Kosovës. Mendoj se në gazetën “Bota sot” janë të gjitha informatat e mundshme sportive. Ne si sportist dhe sportistë iu jemi mirënjohës për promovimin e sportit në gazetë.

Kështu dëshirojmë të jetë edhe më tutje dhe të kemi bashkëpunim, që edhe sportistë tanë të na përfaqësojnë sportin në mënyrë të dinjitshme dhe sa më cilësor.

Urojmë 25 vjetorin  e gazetës “Bota sot”, e qindra përvjetor tjerë”, thotë Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat