Boksieret Donjeta Sadiku dhe Alnera Brahimi në përgatitje bazike - Bota Sot
Boksieret Donjeta Sadiku dhe Alnera Brahimi në përgatitje bazike

Boksi

Boksieret Donjeta Sadiku dhe Alnera Brahimi në përgatitje bazike

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:54

Boksieret kosovare, Donjeta Sadiku dhe Alnera Brahimi janë duke i kryer përgatitjet bazike për sfidat që i presin në të ardhmen, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Këto përgatitje do të mbështeten 50 për qind nga Komiteti Olimpik i Kosovës me vendim të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Nënkampionia e botës, kampionia evropiane dhe kandidatja kryesore për pjesëmarrje në Olimpiadën e Tokyos, Donjeta Sadiku do të përgatitet në Struzhë së bashku me partneren Alnera Brahimi dhe trajneren Marjola Sallauka.

Përgatitjet bazike do të zgjasin 14 ditë dhe do të zhvillohen në lartësi mbitetare prej 1200 metrash, ku do të përfshihen ushtrimet e forcës, kondicioni, qëndrueshmëria e të tjera.

Ushtrimet do të zhvillohen tri herë në ditë, gjithnjë duke i respektuar këshillat e dala nga OBSH, MSH dhe IKSHP.

“Këto përgatitje janë të mirëseardhura, sidomos për Donjeta Sadikun, e cila duhet ta ruaj formën dhe të vazhdojë me përgatitje, që të jetë e gatshme për vazhdimin e garave kualifikuese për Lojërat Olimpike, të cilat u ndërprenë në muajin mars në Angli, ku Donjeta startoi me fitore kundër boksieres nga Gjermania”, njofton Federata e Boksit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat