Miller përsëri pozitiv, karriera e tij në boks mund të marrë fund

Boksi

Miller përsëri pozitiv, karriera e tij në boks mund të marrë fund

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 20:28
Jarrell Miller

Jarrell Miller ka rezultuar përsëri pozitiv në testet e bëra për përdorimin e substancave narkotike.

Ylli amerikan i boksit, Jarrell Miller, e ka të pamundur t’i tejkalojë problemet e tij me drogën.

Miller humbte mundësinë që të përballej me Anthony Joshua, pasi rezultonte pozitiv në drogë, por kjo nuk i ka dhënë mësim boksierit.

Sipas raportimeve të fundit, Miller ka rezultuar përsëri pozitiv, edhe pas testeve të tjera.

Me shumë mundësi, këto rezultate do të bëjnë që boksieri t’i jap zyrtarisht fund karrierës së tij në boks.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një vendim nga ai, ose federata e boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat