Ja si vendosën burrat e boksit të Kosovës

Boksi

Ja si vendosën burrat e boksit të Kosovës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:40
Pamje nga mbledhja

Federata e Boksit të Kosovës, në mbledhjen e saj mori disa vendime.

“Bordi i FboxK, shqyrtoi disa pika dhe u morën disa vendime të rëndësishme:
Rendi i ditës: 1. Rifillimi i garave gjithni duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH,MSH dhe IKSHP.
2. Analazi e përgatitjeve bazike të kombëtares së meshkujve dhe femrave..

3.Nënshkrimi i memorandumit të FboxK dhe MKRS për vitin 2020.
4. Të ndryshme! Vendimet e Bordit të FboxK

1. Bordi vendosi që garat në boks të fillojnë me turneun tradicional ndërkombëtar “Lah Nimani” që do të organizohet me 18 korrik në Prishtinë.

2. Bordi analizoi dhe janë të kënaqur me përgatitjet e boksierëve që janë zhvilluar, dhe janë duke u zhvilluar në lartësi mbidetare 1200 - 1700 metra, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj. gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP. Bordi vendosi që pas përfundimit të përgatitjeve të grupit të dytë që janë femrat deri me 7 korrik, të vazhdoj me përgatitje grupi i tretë i boksierëve 17-18 vjeqar (2002-2003).
Këto përgatitje 50¬% mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës sipas vendimit të B.E. të KOK.
3.FboxK është e vetmja federatë që ka ngritur për 50¬% buxhetin për vitin 2020 dhe deri me tani ka marr vetëm këstin e pare TM1,edhe pse tani eshtë koha që të miret kësti i tretë nga MKRS sipas nënshkrimit të memorandumit.

Por për shkak të gjendjes së pandemisë (coronavirusi covit-19),dhe gjendjes së ndërrimit të qeverisë dhe institucioneve në vend presim që në muajin në vijim të marrim mjetet financiare të TM2 ,sipas nënshkrimit të memorandumit me MKRS,dhe ti kthejmë mjetet e huazuara që i e kemi huazuar për aktivitete.

4.Bordi morë vendim se për shkak të pandemisë dhe gjendjes jot ë mire financiare të klubeve vendosi: Që klubet të kenë 50¬% më lire pagesën e regjistrimit për vitin 2020 ,dhe referët të paguhen 50¬% më lire për garat për vitin 2020,ndersa delegatet do të jenë pa pagesë.
5.Bordi i FboxK vendosi këtë vit kampion Individual i Kosovës për të gjitha grupmoshar të mbahet në fund të muajit shtator”, thuhet nga FBOXK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat