Ja kush i thotë Joshuas, se në ring do ta bëj copa-copash

Boksi

Ja kush i thotë Joshuas, se në ring do ta bëj copa-copash

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:20
Ja kush i thotë Joshuas, se në ring do ta bëj copa-copash

Boksieri bullgar Kubrat Pulev është shprehur i pakënaqur nga shtyrja e shpeshtë e duelit për titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes tij dhe kampionit të botës, britanikut Anthony Joshua. Sfidë që duhej të ishte zhvilluar në maj/qershor, por u shty për shkak të pandemisë së Covid-19.

Madje edhe shtatori, që konsiderohej si një datë e mundshme për këtë përballje, është në dilemë pas dëmtimit dy javë më parë të britanikut. Ndaj Pulev, i mandatuar nga IBF prë të dueluar për titullin kampion, shprehet se është i inatosur dhe gati të hakmerret ndaj Joshua për këto vonesa.

Ivaylo Gotzev, promotori i Pulev, tha: “Kanë kohë që shtyjnë marrëveshjen dhe kjo situatë është e mërzitshme, pasi këtu bëhet fjalë për sport dhe biznes. Për fat të keq, menaxheri i Joshua na ka mashtruar dhe nuk e ka mbajtur fjalën. Ne jemi ende në pritje të një date për sfidën”.

“Ne e kuptojmë situatën që është krijuar anembanë botës, por duelet e boksit kanë kohë që kanë nisur. Shpresoj që ata të nisin të lëvizin. Për fat të keq, ai që do ta vuajë më shumë këtë vonesë është vetë Joshua. Kubrat është i inatosur keq dhe premton se do ta bëjë copa-copash në ring kur të përballen”, tha Gotzev, promotori i Pulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat