Vdes babai i sportistit të madh

Boksi

Vdes babai i sportistit të madh

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:09
Vdes babai i sportistit të madh

Babai i Habib Nurmagomedovit, 57 vjeçari Abdullmanap Nurmagomedov, sot ndërroi jetë , duke humbur luftën me koronavirusin në spitalin në Moskë. Abdullmanap, që ishte trajner i kampionit aktual në UFC për peshat e lehtë, Habib Nurmagomedov, në muajin prill ishte diagnostifikuar me koronavirus.

Një kohë të gjatë ishte në gjendje stabile, që pastaj të vijnë komplikime serioze dhe dëmtim të mushkërive. Dhjetë ditët e fundit ishte në komë induktive, ndërsa sot ndërroi jetë. Lajmin e konfirmoi lideri çeçen, Ramazan Kadirov.

“Një lajm i hidhur për mua, Abdullmanap Nurmagomedov u largua nga kjo botë. Dërgoj ngushëllimet më të sinqerta në emër të popullit çeçen deri te familja Nurmagomedov.

Ai ndërroi jetë, duke lënë pas një emër të njohur dhe një gjeneratë të suksesshme,” ka shkruar Kadirov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat