Legjenda e mposht koronavirusin

Boksi

Legjenda e mposht koronavirusin

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:31
Legjenda e mposht koronavirusin

Pas një “beteje të ashpër” me koronavirusin, boksieri legjendar Robert Duran tashmë shëruar plotësisht. Testi i fundit për Covid-19 rezultoi negativ për Duran. Ai tashmë ka lënë spitalin dhe nën duartrokitjet e mjekëve u dërgua në shtëpi.

Duran u shtrua në një spital në Panama City më 26 qershor, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Fillimisht ai kishte simptoma më të lehta, të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme, por ishte shtruar në spital për shkak të moshës së tij dhe sepse më parë kishte pasur probleme në mushkëri.

Lajmin e dha vetë ish-boksieri me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram, ku shpjegoi se beteja me virusin ishte si një beteja për titullin kampion të botës.

“Lufta kundër virusit është si një ndeshje për titullin e kampionit të botës, por ajo nuk mund të fitohet vetëm. Këtë betejë e fiton i gjithë ekipi, të gjithë pacientët, të gjithë mjekët dhe infermierët … Vetëm nëse veprojmë kështu, atëherë mund të bëhemi kampionë të jetës”, tha Duran.

Në karrierën e tij si boksier (peshat e lehta dhe të mesme), Duran zhvilloi 119 ndeshja, ku fitoi 103 dhe humbi 16-të. Ai u tërhoq nga boksi në vitin 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat