Donat Syla, boksieri që premton shumë

Boksi

Donat Syla, boksieri që premton shumë

Nga: K. G. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:05
Donat Syla, boksieri që premton shumë

Në shumicën e klubeve në Kosovë, kemi talent të mëdha të boksit dhe me pak investime mund të arrihet shumë. 

Është një boksier i klubit Drita nga Gjilani, i cili premton shumë dhe shpresojnë se do të jetë medalisti i parë i Kampionatit Europian pêr grupmoshën e tij. 

Është Donat Syla i cili akoma nuk i ka mbushë 15 vjet, ka 88 kg, një djalē inteligjent, punëtorë, i disiplinuar, i këndshëm me shokët e klubit. 

Ky djalosh ka tri vite që stërvitë, ka tri katër duele por në pesha më tē ulëta. 

Tradita vazhdon, pas Rasim Shabanit, Liridon Zeqirit, Visar Rexhepit, Violant Sylejmanit, Erdonis Maliqit, kësaj liste do ti bashkangjitet shumë shpejt edhe i riu Donat Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat