Dana White konfirmon: Conor do të duelojë sërish vitin tjetër

Boksi

Dana White konfirmon: Conor do të duelojë sërish vitin tjetër

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:37
Dana White, Conor McGregor

Nga “fight island” (ishulli i luftimeve), ku këtë të diel do të zhvillohet eventi UFC-251, presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se Conor McGregor mund të rikthehet në kafaz vitin tjetër. Irlandezi deklaroi një muaj më parë, për të tretën herë në karrierën e tij, se do të tërhiqet nga sporti, por gjithnjë ai është rikthyer.

Me sa duket këtë gjë do ta bëjë sërish.

“Nuk do të habitesha nëse ai do të thoshte se është gati të duelojë ndaj dikujt vitin tjetër, pasi të jenë zhvilluar gjithë këto duele. Ajo që po ndodh me Conor është ajo që ndodh me të gjithë sportistët e famshëm që bëhen të pasur. Ai duhet të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen, pasi me moshën që ka nuk ka shumë duele përpara për të zhvilluar”, tha White.

Conor McGregor ka dueluar për herë të fundit në janar të këtij viti, në eventin UFC-246, kur triumfoi me “KO” që në raundin e parë ndaj Donald Cerrone. Irlandezi ka deklaruar se dëshironte të duelonte këtë verë ndaj Khabib Nurmagomedov, por rusi pritet të përballet në shtator ndaj Justin Gaethje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat