Luan Rudaj i ofrohet ndeshja në Tajlandë

Boksi

Luan Rudaj i ofrohet ndeshja në Tajlandë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:57
Luan Rudaj i ofrohet ndeshja në Tajlandë

Kampioni i botës në versionin “IPCC World Champion”, Luan Rudaj ka zbuluar për “ArenaRing” se pas disa muajve do të udhëtoj drejt Tajlandës ku do të zhvilloj edhe një ndeshje për titull bote, mirëpo për realizimin e së njëjtës po pret edhe zbutjen e masave nga Pandemia e Kovid 19 që e ka përfshi të gjithë botën.

“Para disa ditëve më është lajmëruar një promotor nga Tajlanda ku edhe ka kërkuar që të ndeshem për një titull botë dhe ky lajm normal se më ka gëzuar dhe jam i motivuar maksimalisht. Data fatkeqësisht nuk është definitive pasi po pritet zbutja e masave nga Kovid 19. Mirëpo unë kam filluar nga tani me zbritjen e peshës por edhe me ushtrime intensive pasi nuk dua asgjë ti lë rastit”, tha Rudaj duke shtuar se i beson aftësive të veta dhe pret sërish të ngrit një titull botëror në Muay Thai.

Ndryshe, Luan Rudaj është shumë i lidhur me disa promotor e menaxher nga Tajlanda pasi që ai gati cdo vitë përgatitjet i zhvillon në këtë vend ku edhe ka zhvilluar disa ndeshje, të gjitha fitore.

Rudaj me prejardhje është nga Malisheva e Kosovës por që jeton dhe veprin në Zvicër. Ndërkohe që ai në Lucern, qyteti ku jeton ka edhe një shkollë super moderne për Muay Thai “Eagle Muay Thai” ku trajnon edhe shumë kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat