Boksieri britanik nuk e ka harruar këtë të mirë - Bota Sot
Boksieri britanik nuk e ka harruar këtë të mirë

Boksi

Boksieri britanik nuk e ka harruar këtë të mirë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:01
Boksieri britanik nuk e ka harruar këtë të mirë

Dueli ndaj Atto Wallin, fituar me vendim unanim të gjyqtarëve më 14 shtator të vitit të kaluar, ka qenë një makth për Tyson Fury, aktualisht kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC. Në atë duel, Fury pësoi një çarje të madhe në syrin e djathtë në raundin e tretë dhe rrjedhja e gjakut nuk pushonte.

Në stafin e Fury në atë duel ishte edhe Jorge Capetillo, njeriu që merrej me dëmtimin, që luajti një rol thelbësor në mbylljen e çarjes gjatë sfidës. Ai arriti të mjekojë me kujdes Fury gjatë duelit, duke i dhënë mundësi britanikut të vazhdojë sfidën dhe fitojë, duke mbetur i pamposhtur.

Boksieri britanik nuk e ka harruar këtë të mirë që i bëri Capetillo, që i shpëtoi karrierën dhe në momentin që ky i fundit ishte në vështirësi ia ka shpërblyer. Fury i ka dërguar një çek Jorge Capetillo pak ditë më parë, pasi mësoi se palestra e tij ishte mbyllur, për shkak të krizës financiare së krijuar nga pandemia e Covid-19.

“Kur Fury mori vesh që kisha mbyllur palestrën për shkak të koronavirus u tregua shumë dashamirës. I jam mirënjohës. Më çoi një mesazh duke më thënë: “A mund të bëj diçka për të të ndihmuar”. U kujdes për mua”, tha Jorge Capetillo.

“Unë duhej të isha me boksierin Jessie Vargas në Nju Jork më 14 mars për duelin e tij, por ajo sfidë u anullua dhe unë u ktheva me xhepat bosh. Fury më tha se do të më dërgojë paratë që unë e familja ime të jemi mirë. Është një njeri i madh. Pati kohën për t’u interesuar për mua gjatë krizës”, tha Capetillo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat