Anderson Silva rikthehet në stërvitje – këmbëngul për luftën e zjarrtë me McGregorin e pensionuar

Boksi

Anderson Silva rikthehet në stërvitje – këmbëngul për luftën e zjarrtë me McGregorin e pensionuar

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:49
Anderson Silva dhe McGregor

Anderson Silva është rikthyer sërish në stërvitje pas operacionit që kishte në gju.

Legjenda braziliane kishte një ndërhyrje në muajin maj, mirëpo që do të rikthehet për t’i kompletuar dy përballjet e tij që i ka në kontratë me UFC-n.

Silva ka filluar të stërvitet dhe menaxheri i tij Jorge Guimaraes ka postuar një video ku 45-vjeçari shihet duke u stërvitur.

Image

Ai nuk ka luftuar që kur humbi nga Jared Cannonier në Rio de Janiero në muajin maj të vitit të kaluar.

Një vit më pas, ylli i MMA-s në peshat e mesme e ka kaluar me sukses operacionin, gjersa dëshiron të përballet me Conor McGregorin e pensionuar pak javë më parë.

“Kam folur për super-luftën ndaj Conorit, dhe fillova të bija në peshë”, ka thënë fillimisht Silva.

“Të gjithë më kërkuan që të mos e zhvillojë luftën kundër tij, mirëpo unë dua që kjo gjë të ndodhë. Dana White duhet vetëm që të arrijë marrëveshjen dhe të kemi përballjen e zjarrtë. Të shohim”, ka shtuar më tej ai.

McGregor njoftoi për pensionimin e tij të tretë brenda katër vitesh, e që të gjithë presin që ai të rikthehet përsëri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat