Kur Afrim Majanci e shkatërroi serbin e Beogradit, të gjithë u çuditen!

Boksi

Kur Afrim Majanci e shkatërroi serbin e Beogradit, të gjithë u çuditen!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2020 Në ora: 18:59
Afrim Majanci, i dyti ulur në të djathtë me KB Prishtina

Afrim Majanci i takon gjeneratës së artë të klubi të boksit Prishtina, pesë herë kampionë i ish Jugosllavisë dhe gjashtë herë nënkampione!

Fitorja e Afrim Majancit kishte bërë bujë në vitin 1983. Pak kush e kishte besuar se ai e ka deklasuar serbin Branisllav Ristiq në kategorinë e lehtë! 

Ristiqi ka qenë ndër boksierët më cilësorë, dhe atëkohë rrallë herë pësonte humbje. 

Image

Në vitin 1983, në javën e fundit të Kampionati të ish Jugosllavisë, para 7 mijë shikuesve, në qendrën e Rinisë dhe të Sportit në

Prishtinë, në kategorinë e lehtë Majanci e kishte shkatërruar Ristiqin. 

Image

Atëkohë, Prishtina triumfoi me rezultat 13:7 kundër Radniçkit të Beogradit dhe e zuri vendin e tretë me 20 pikë, sa kishte edhe Radniçki një pozitë më lartë.

Fitorja e Majancit ishte komentuar shumë në atëkohë dhe pothuajse në të gjithë shtypin e atëhershëm të Republikave ish jugosllave.  Shumëkush ishte i çuditur me fitoren e Majancit karshi Ristiqit, që kudo që shkonte ishte favoritë, por në kryeqytet i kishte hasur sharra në gozhdë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat