Khabib thyen heshtjen pas tragjedisë, dedikim prekës për babanë

Boksi

Khabib thyen heshtjen pas tragjedisë, dedikim prekës për babanë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 12:31
Khabib dhe Abdulmanap Nurmagomedov

Lamtumira e parakohshme e Abdulmanap Nurmagomedov, babait të Khabib, ka lënë shumë gjurmë te kampioni i botës në artet marciale mikse. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Khabib i bën një dedikim prekës babait të tij, që u nda nga jeta si pasojë e komplikacioneve shëndetësore, ndërkohë që më herët ishte infektuar edhe nga koronavirus.

“Më mungon shumë baba. Ishe një baba, një shok, një vëlla, një trajner, të gjitha në një njeri të vetëm. Ti më ke mësuar thuajse gjithçka që unë di. Shpresoj që edhe ti të kesh qenë i lumtur me mua. Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut”, shkruan Khabib Nurmagomedov.

Më tej, kampioni i botës në peshën e lehtë citon Kuranin: “Zoti më ka thënë të mos adhuroj njeri tjetër veç Atij, të dua prindërit dhe t’i trajtoj mirë. Nëse njëri ose të dy prindërit arrijnë në moshën e pleqërisë me ty, mos u thuaj atyre “uf” dhe mos i zmbraps ata, por folu atyre një fjalë fisnike. Dhe jepu atyre krahun e përulësisë nga mëshira dhe thuaj: “Zoti im, ki mëshirë për ata, pasi më kanë rritur kur isha i vogël”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat